Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Olian Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri. Ai është fotografuar të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
Ai u lirua nga detyra pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.