Në Ditën e Rinisë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilloi një takim me Këshillin Rinor të qytetit të Elbasanit.
Në fjalën e tij, Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, theksoi se Elbasani ka një perspektivë shumë të mirë zhvillimi, ku rinia luan një rol të veçantë,
“Ju jeni aleanca më e sigurtë për të ardhmen.Unë e them gjithmonë, ju e përcaktoni vetë fatin tuaj. Asnjë nga ne nuk mund t’ju këshillojë se çfarë do të bëni në të ardhmen pavarësisht se politikanët flasin gjithmonë për të ardhmen. Detyra jonë është të përgatisim kushtet që ju ta eksploroni vetë të ardhmen tuaj.
Dhe këto kushte janë qoftë kushtet që kanë të bëjnë me sportet rekreative, qoftë për mundësitë që kanë të bëjnë me shkollimin dhe gjërat e mira që po bëhen në Elbasan dhe qê kanë dhe vulën e Gledit padiskutim. Dhe prandaj ne besojmë te Gledi dhe duam të besojmë tek ai proces i mirë i nisur me këtë Këshill Rinor”, tha Gjiknuri.
Duke risjellë në vëmendjen Ditën e Rinisë, Gjiknuri deklaroi se nuk është zgjidhja për të rinjtë që të largohen nga vendi. A bëri thirrje për më shumë angazhim dhe përfshirje të të rinjve në vendimmarrje. “Sa më shumë pjesëmarrje juaj në aktivitete shoqërore, kontributi juaj në këto bashkëbisedime që bëjmë pse jo nesër dhe me përfaqësuesit tuaj në këshillin bashkiak apo nesër dhe ata që studiojnë, mbarojnë shkollën të jenë pjesë e Bashkisë Elbasan. Sot është një ditë e shënuar për Shqipërinë sepse të rinj dhe të reja në atë kohë të viteve ‘90 ndryshuan Shqipërinë, ashtu siç ishte. Një valë në të gjithë Evropën, një valë që rrëzoi perden e hekurt dhe qenë të rinjtë ata që kishin energji, kishin shpresa të reja, nuk besonin më te ai sistem dhe kërkonin ndryshimin. Po ka shumë të rinj sot që bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk është rrugë ikja. Se vërtet ka dhe të rinj që ikin, ky është një fenomen që ndodh në të gjithë lindjen, nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Përgjithësisht njerëzit me lëvizjen e re, me globalizimin kanë tendencën të lëvizin aty ku është më mirë. Por nuk ka si vendi juaj”, tha ai.
Numri dy i socialistëve theksoi se Shqipëria dhe Elbasani po ndryshojnë dhe rinia ka më shumë perspektiva. “Qytetet tona po ndryshojnë, shoqëria jonë po ndryshon, po bëhen gjera më të bukura, po bëhen gjëra që po e ngjasojnë Shqipërinë si gjithë Europa. Hajde të punojmë sëbashku, të bëjmë një arsim më të mirë, të bëjmë një jetë më të mirë për ju të rinjtë, një qytet më të këndshëm për të jetuar dhe patjetër që unë jam I bindur e ardhmja është këtu.Potenciali është goxha i madh. Unë Elbasanin në perspektivë e shoh një qendër të mirë industriale dhe teknologjike që nuk do të diskutohet të ketë vende pune”, deklaroi Gjiknuri.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se misioni I të rinjve sot është të punojmnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. “Sot është një ditë feste për gjithë rininë shqiptare. Por gjithmonë më shumë se sa një ditë feste, Dita e Rinisë duhet të jetë një ditë reflektimi ku të rinjtë duhet të mendojnë dhe duhet të kuptojnë cili është misioni I tyre. 32 vite më parë ata student dhe pedagogë të rinj që u angazhuan në atë lëvizje paqësore, e kuptuan qartë misionin e tyre. Misioni I tyre ishte të sillnin pluramizmin në Shqipëri, të vendosnim demokracinë po dhe të vulosnim orientimin perëndimor, evropian të Shqipërisë. Dhe sot pas 32 vitesh, cili është misioni juaj? Patjetër që misioni juaj është dhe më I lartë dhe më i madh se sa kaq, të jepni kontribut në zhvillimin e vendit”, tha ministrja Kushi.
Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se Elbasani është një nga 100 qytetet e përzgjedhur nga BE për ndryshimet klimatike dhe për smart city. “Ne po bëhemi gati për Elbasanin e 2030, për misionin që ka Bashkimi Evropian. Elbasani është një nga 100 qytetet e BE-së për ndryshimet klimatike dhe për smart city. Ne po bëhemi gati për 2030. Elbasani ka një mbështetje nga të gjithë”, tha kryebashkiaku Llatja.