Vijon ecuria e Frances ne nje Boteror qe nese do te fitohej i dyti radhazi do te ishte dicka e jashtezakonshme. Skuadra e Deschamps qe e nisi si favorite e sheh rrugen thuajse te hapur ne finale edhe pse duhet te beje llogarite me Marokun pasi shume kombetare te medha jane larguar nga turneu dhe kane mbetur edhe Argjentina e Kroacia…
Franca marshon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës teksa mposhti me rezultatin 1-2, Anglinë. “Gjelat” duken në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin e fituar në vitin 2018 teksa në gjysmëfinale përballen me surprizën Marok. Megjithatë, në një organikë e cila është e frymëzuar nga Kylian Mbappe, Olivier Giroud, talenti Tchouameni por edhe kapiteni Lloris trajneri Didier Deschamps duket i qetë.
Edhe pse duhet theksuar se pavarësisht se duket sikur mbetet jashtë vëmendjes, një nga më të rëndësishmit dhe liderat e “heshtur” të Bluve është Antoine Griezmann. Në kombëtare, Griezmann sakrifikon shumë dhe luan disi më i tërhequr duke i lënë hapësirë para Dembele.
Gjithsesi, falë eksperiencës 31-vjeçari e gjen momentin e duhur për të spikatur ashtu siç ishte edhe asisti perfekt për golin e Giroud ndaj Anglisë, për të shtuar më pas që edhe pasimi i fundit për Tchouamenin ishte po i tiji. Statistikat me kombëtaren e lartësojnë gjithnjë e më shumë figurën e Griezmann me lojtarin që nuk ka humbur asnjë nga 72 ndeshjet e fundit të Francës dhe ka qenë në fushë në çdo sfidë që “Gjelat” kanë zhvilluar në katër turnetë e fundit madhorë.
Griezmann ka luajtur 23 ndeshje në katër turnetë e fundit madhorë, duke shënuar 11 gola si dhe asistuar në shtatë raste. Arritja më e madhe është padyshim triumfi në Kupën e Botës, Rusi 2018. Sa i takon Botërorit të vitit 2022, Griezmann ka krijuar më shumë shanse shënimi se kushdo tjetër dhe askush nuk ka asistuar më shumë se ai.
Janë tre asiste nga ana e Griezmann, po aq sa edhe Kane me Bruno Fernandes. Ndryshimi është se si lojtari anglez, ashtu edhe ai portugez tashmë nuk janë më pjesë e turneut dhe Griezmann do të ketë mundësinë që të luajë të paktën edhe një ndeshje e ta kalojë dyshen e sipërpërmendur.
Sa i përket historisë, Zinedine Zidane është francezi i vetëm që ka fituar Topin e Artë në një Kupë Bote dhe një Europian dhe Griezmann mund të bëhet i dyti pasi kujtojmë se në Euro 2016, ishte pikërisht sulmuesi ai që fitoi Topin e Artë të eventit me Francën e tij që u mposht në finale nga Portugalia.
Në këtë formë, duket se sa herë Griezmann funksionon në fushë, edhe Franca funksionon me kundërshtarët që ndoshta “gënjehen” nga “numrat” e Mbappe apo prezenca e Giroud në zonën e tyre teksa duket se “asi nën mëngë” i trajnerit Didier Deschamps është pikërisht Antoine Griezmann.
Në një Botëror që është përcaktuar nga rekorde të thyera dhe lartësi të reja për Francën dhe lojtarët e saj, duket e drejtë që edhe Antoine Griezmann të merrte pjesë në një rekord të tijin. Pas paraqitjes së tij me dy asistime kundër Anglisë, fituesi i Kupës së Botës tani është lideri i asistimeve të të gjitha kohërave të Francës.
28 asistimet e lojtarit të Atlético Madrid kalon Thierry Henry (27 asistime) dhe Zinedine Zidane (26 asistime) për të mbajtur rekordin e Francës për të gjitha kohërat. Kalimi në mesfushë ka qenë i mirë jo vetëm për ekipin, por edhe për të si lojtar. Me tre asistime në Kupën e Botës ai është gjithashtu i barabartë për më shumë asistime në turne.
Në rolin e ri Griezmann ka qenë një lojtar i kompletuar për Les Bleus. Jo vetëm që ai ka kryer pasime me mbi 80% saktësi dhe ka grumbulluar asistime, por ka dhënë kontribute të mëdha në mbrojtje. Gama e tij e gjerë e pasimeve i lejon atij të luajë pothuajse kudo në fushë. Kjo arritje duke marrë parasysh se kush mbajti rekordin e vë në perspektivë karrierën e Griezmann me Les Bleus.