Në Portin e Durrësit kanë kaluar 13.636 qytetarë përgjatë tre ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se tragetet po operojnë me lundrime dyfishta, vajtje-ardhje brenda ditës, me qëllim përballimin e fluksit që aktualisht është i përqendruar në hyrjen e qytetarëve për në vendin tonë.

Policia kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë ne funksion 26 sportele, 16 për qytetarët dhe 10 për mjetet e kamionët.

Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar. Krahas udhëtarëve nga data 22-25 dhjetor janë përpunuar dhe 3, 950 mjete.