Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndodhet në Katar, për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës. Në fotot e shkrepura, Erdogan duket se ndodhet në tribunat e stadiumit Lusail, ku po zhvillohet sfida.
Erdogan pranoi ftesën e qeverisë së Katarit, me të cilën mban marrëdhënie të mira, për të parë ndeshjen e madhe.
Vihet re se Erdogan kishte udhëtuar edhe në Doha në një ngjarje të mbajtur para fillimit të ngjarjes madhore dhe kishte një shtrëngim duarsh me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.