Kryeministri Rama ka publikuar sot foto nga kantieri i portit të ri të Peshkimit në Durrës. Ai thotë se ky port, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, erdhi pas një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.

Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë si reagim ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.

Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare.