Franca është çerekfinalistja e radhës e Kupës së Botës që po mbahet në Katar. Nuk ka surpriza në ndeshjen e luajtur në Doha, kjo skuadër, një nga pretendentet e Botërorit mundi 3-1 Poloninë.

Ekipi i Michniewicz C. u paraqit me mjaft karakter në fushë, madje mund të ndëshkonte “Gjelat” në një rast flagrant, por asnjëra nga gjuajtjet e njëpasnjëshme nuk përfunduan në gol.

Në fundin e pjesës së parë sfida u zgjidh nga Olivier Giroud. Me mjaft eksperiencë mbi supe, sulmuesi i Milanit dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Wojciech Szczesny e pati të pamundur të bëjë diçka.

Sërish Giroud kryen detyrën në fillimin e aktit të dytë, por goli anulohet për shkak të një faulli të Varane ndaj portierit rival. Në të 74-tën dhe në të 90-tën, Kylian Mbappe tregoi klasin e tij me dopietë, duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë. Polonia realizoi golin e nderit në limite falë penalltisë së Lewas.