Gjinekologia Mimoza Keta është shprehur se pas moshës 35-vjeçare është vështirë të bësh fëmijë pasi vezët fillojnë të plaken.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se mosha më e mirë për të bërë fëmijë është 20 deri në 30-vjeç.
Gjinekologia nënvizoi se pas moshës 30-vjeç është e vështirë dhe për të abortuar.
“Personat që kërkojnë të lindin janë pas moshës 30-vjeçare, atëherë kur ato janë pak më të rregulluar ekonomikisht, kanë mbaruar dhe pjesën e arsimimit e të ngritjes profesionale, por harrojnë se ora biologjike bën punën e vet.
Mosha më e mirë për të lindur është 20-30 vjeç. Pas moshës 35-vjeçare veza fillon të plaket dhe mundësia që t’i të lindësh është disa herë më e vogël. Më e madhe është dhe mundësia për ta abortuar”- tha ajo.