Nesër në gjykatën e Apelit do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën, për t’i shpëtuar arrestit me burg.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.