Mbaroi! ‘Ganamos!’ ‘Gracias Pulga Messi!’. Nga ujëvarat spektakolare të Iguazu në kufirin me Brazilin.

Nga baza shkencore Marambio në Antarktidë, duke kaluar pranë obeliskut ikonik në Avenida 9 de Julio në Buenos Aires. Kudo në Argjentinë shpërtheu një ‘festë’ e papërmbajtshme, për fitoren historike të ‘Selección’ në Kupën e Botës në Katar.

Ishte vërtetë e shfrenuar festa që, në bilbilin e fundit, u derdh menjëherë në rrugët e të gjithë vendit nën thirrjet e ‘Vamos Argentina’, ‘Gracias Pulga Messi’ dhe ‘Dale campeon!’.

Emocione që u rritën edhe më shumë, pas barazimit të përkohshëm nga Franca që kishte vënë në dyshim fitoren përfundimtare.