Babagjyshi është 1752 vjeç, por nuk duket. Me kalimin e viteve, ai ka ndryshuar dhe sot është një gjysh me veshje të kuqe, mjekër të bardhë, një figurë aq e dashur për këdo në festat e fundvitit. Duke u kthyer pas në kohë, babagjyshi i sotëm nuk i ngjan aspak këtij të sotmit.
Babagjyshi i vërtetë quhet Shën Nikolla, një shenjtor i lindur në Mira, në Turqinë e sotme, 270 vjet pas lindjes së Krishtit dhe i njohur për marrëdhënien e tij të afërt më fëmijën. Madje, sipas legjendës, ai ringjalli 3 fëmijë. Për më tepër, thuhet se ai ka shpëtuar dhe tre vajza të vogla nga prostitucioni dhe i dhuroi lodra floriri. Kështu, babagjyshi fitoi reputacionin e një shoku fëmijërie dhe të një njeriu që bën dhurata.
Në Evropën Veriore, pas konvertimit në krishterim, figura e tij shkrihet me atë të perëndisë gjermane Odin, i cili në ditët e solsticit të dimrit, që korrespondon me periudhën tonë të Krishtlindjeve, shkon rrotull duke fluturuar për t’u sjellë dhurata fëmijëve. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kjo traditë mbërrin në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Dhe kështu Santa Claus lindi nga bashkimi i gjermanit Sankt Nikolaus dhe holandezit Sint Niklaas.
Deri në fillim të shekullit të njëzetë kostumi i tij është i gjelbër, mjekra e errët dhe përmasat nuk kanë qenë kaq të mëdha sa janë sot. Mirëpo, me kalimin e kohës Babagjyshi është edhe simboli modern i konsumit të shoqërisë, pasi nxit blerjen e dhuratave dhe ndikon në lëvizjen e tregut.