Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend aktin normativ për shtimin e të ardhurave buxhetore për vitin 2022 me 5 mld lekë. Ibrahimaj tah se fokusi do të jetë blegtorët, rindërtimi dhe sporti.Ibrahimaj u ndal edhe tek inflacioni duke thënë se në vendin tonë është në nivelin më të ulët krahasuar me rajonin.
“Inflacioni është rreth gjysma e inflacionit te vendeve të rajonit. Falë politikave që kemi ndjekur të mos ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike. Duke sjellë një inflacion më të ulëtin të vendeve të rajonit, ndjeshëm ët të ulët se mesatarja e BE. Konsolidimi fiskal vijon të jetë objektivi themelor. Politika fiskale do të vijojë të synojë një trajektore rënëse të borxhit publik. Ndryshimet kryesore të buxhetit janë në rritje neto të të ardhurave me 5 mld lekë. Lidhen me performancë pozitiv e të ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit, efekt në rritjen e të ardhurave kanë pasur çmimet, aktiviteti ekonomik i shtuar ka ndikuar në rritjen e punësimit. Nga ana e shpenzimeve, ndryshimi konsiston në rritjen me 30.2 mld lekë të shpenzimeve të përgjithshme”, tha Ibrahimaj.