Një grua 77-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme. E moshuara e identifikuar me inicialet H.Ç., ishte duke larë xhamat në banesën e saj dhe ka rënë nga kati i dytë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’. 77-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.