Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Mësohet se IKMT po përgatitet për të prishur një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në bashkinë e Himarës, në Dhërmi.

Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kg lëndë eksploziv, ndësa shpërtimi pritet që kryhet rreth orës 15:00.