Kjo javë sjell mot kryesisht mot të kthjellët përjashtuar pasditen e së martës kur priten shira në Veri dhe më pak në Qendër ndërsa fundjava sjell shira që përfshijnë përkohësisht të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë luhatje të vogla gjatë javës ku vlerat më të ulëta do të zbresin në -2/-3°C në zonat e thella në Verilindje ndërsa në orët e mesditës parashikohet që maksimumi të luhatet në 16-18°C, në zonat e ulëta dhe bregdetare. Me një vlerësim paraprakt, gjysma e parë e marsit do të jetë e ngrohtë, me pak reshje (kryesisht shira)