Gjermania është jashtë Botërorit 2022. Edhe pse skuadra e Flick fitoi 2-4 me Kosta Rikën, humbja 2-1 e Spanjës kundër Japonisë i lë jashtë “Panzzerat”. Me katër pikë pas tre ndeshjeve në grupin E të Kupës së Botës, gjermanët i japin lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm në glob, duke dridhur pankinën e Hansi Flick. Pas eleminimit në grupet e Botërorit 2018, edhe këtë event gjermanët nuk kalojnë grupin.

Ndeshja nisi mirë për Gjermaninë që kaloi në avantazh me Gnabry pas 10 minutash lojë. Pjesa e dytë ishte dramatike për gjermanët që u përmbysën nga Tejeda dhe Vargas. Më pas skuadra e Flick reagoi me dopietën e Haverz dhe golin e Fullkrug për rezultatin 2-4.