NJOFTIM PER EKSPERTE,SPECIALISTË TË PAVARUR DHE LABORATORË TË AKREDITUAR
Në zvillim të ligjit nr.162/2020 ”Për Prokurimin Publik” si dhe nenit 13 të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik nr.766 datë 13.10.2021 “Për Miratimin e Rregullave për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, KPP shpall konkurrimin për plotësimin e listës vjetore të ekspertëve, specialistëve të pavarur dhe laboratorëve të akredituar në fushat:
- Ekspert për lëndët biocide/desinfektuese/dezinsektuese/deratizuese për përdorim në shëndetin publik;
- Ekspert Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme;
- Ekspert në Restaurim Monumentesh Kulture;
- Ekspert Kontabel i Rregjistruar;
- Ekspertë Fiskalë;
- Inxhinier Mekanik:
- Profili Automobilistik;
- Profili Motorrik;
- Profili Transporti;
- Inxhinier Hidrologjik/Hidroteknik;
- Inxhinier Elektrik:
- Profili Enerrgjetikë;
- ProfiliAutomatizimi i Industrisë;
- Inxhinier Topograf;
- Arkitekt;
- Profili Arkitekt;
- Profili Urbanist;
- Inxhinier Druri;
- Ekspert në Fushën e Armëve ,Pajisjeve Ushtarake dhe Mbrojtjes Civile;
- Ekspert Zjarrfikës;
- Inxhinier Gjeolog ne specialitetet:
- Gjeologji Inxhinierike & Hidrogjeologji;
- Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji
- Gjeologjie Vendburimeve Hidrokarbure
- Inxhinier Miniere;
- Inxhinier Gjeomatik;
- Inxhinier i Pasurimit të Mineraleve dhe Riciklimit të Mbetjeve;
- Inxhinier i Naftës dhe Gazit;
- Inxhinier Gjeomjedisi;
- Inxhinier Mjedisi;
- Profili Menaxhim i Mbetjeve;
- Inxhinier Ndërtimi;
- Inxhinier Gjeodet;
- Shkenca Informatike/Kompjuterike/Inxhinieri Elektronike/ Informatikë-Elektronikë/ Informatikë-Ekonomike/ Teknologji Informacioni.
- Inxhinier elektronik/ shkenca kompjuterike/ informatikë/ teknologji informacioni ose ekuivalent me eksperinece ne pajisjet mjekesorë;
- Auditues për eficencën e energjisë në profilet:
- Ndertesa;
- Procese industriale;
- Transport;
- Menaxher të energjisë;
- Kimist
- Kimist Industrial;
- Kimist Ushqimor;
- Farmakolog;
- Farmacist Industrial;
- Mjek Ortoped, Kardiolog, Okulist, Imazherist, Gjinekolog;
- Ekspert Higjene dhe i Mjedisit;
- Perkthyes të licencuar ose shoqëri përkthimi në gjuhët : anglisht, frengjisht, italisht, tyrqisht, gjermanisht, greqisht, maqedonisht, rusisht, suedisht, spanjisht,bullgarisht, rumanisht dhe gjuhën kineze;
Laboratorë të akredituar në fushat:
- Gjeomatikë dhe Gjeodezi;
- Laboratorë të teknologjisë së informacionit/akritekturave/softwerëve/ bazës së të dhënave/ rrjeteve/ sistemeve elektronikë;
- Testim i materialeve të ndërtimit;
- Testim i ujit, ajrit, zhurmave dhe tokës.
- Testim i matësavë të ujit, matësave elektrik;
- Testim, analiza të ushqimeve, buka, mishi, qumeshti, nënproduktet e tij, fruta, perime;
- Testim i letrës;
- Testim i tekstileve;
- Testim i vulave ose pajisjeveekuivalente;
- Testim i pajisjeve elektrike/elektronike.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën ku ai do të konkurrojë;
- Të ketë licencë në fushat ku ligji e parashikon pajisjen me të;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperinecë pune;
Laboratorët:
Duhet të jenë të akredituar/licensuar në përputhje me ligjin në fuqi.
Kandidati /subjektet duhet të paraqesin Brenda datës 09 Dhjetor 2022 në selinë e Komisionit të Prokurimit Publik ose në adresën [email protected] ose në seksionin e dedikuar të aplikimit në faqen zyrtare kpp.al këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje të diplomës dhe librezës së notavë;
- Fotokopje të licencës si ekspert;
- Të librezës së punës;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Numër kontakti;
- Si dhe adresën e plotë të vendbanimit.