Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sot pas komenteve të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, mbi përzgjedhjen e kreut të SPAK.
Rama shkruan se ashtu sikurse diplomatja e SHBA edhe ai është plotësisht dakord që në këtë proces nuk duhet të ndërhyjë politika.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Jam plotësisht dakord me ambasadoren e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.