Teksa jemi në ditët e fundit të vitit, shumë persona planifikojnë ta kalojnë festat në shtëpi, të tjerë në lokale, por ka edhe prej atyre që nuk ngurrojnë të udhëtojnë. Evropa ka shumë alternativa, disa të lira, mesatare apo dhe shumë të shtrenjta.
Shteti më i shtrenjtë në Evropë është Zvicra, ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168% e mesatares evropiane.
Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021, sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro.
Në nivele të ngjashme me Zvicrën janë dhe shtetet nordike dhe Islanda, ku duhet të paguani 32-66% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.
Më shumë sesa mesatarja duhet të paguani edhe në Belgjikë (123%), Francë (121%), apo Austri ( 116%).
Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Europian.
Në Qipro dhe Maltë treguesi zbret në rreth 90% të mesatares evropiane dhe në Greqi dhe Kroaci, luhatet në rreth 81-84%.
Ku janë restorantet dhe hotelet më të lira/shtrenjta në
Portugalia është një nga vendet më të lira të Bashkimit Evropian për të qëndruar në hotel dhe për të shkuar në restorante, me rreth 73% të mesatares evropiane. Për disa vite me radhë kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, u rendit si një nga destinacionet kryesore të Evropës.
Rajoni nuk kushton
Vendet e rajonit në përgjithësi janë ndër më të lirat në Evropë, ku akomodimi dhe ushqimi kushton mesatarisht sa gjysma apo më pak e mesatares evropiane.
Më të shtrenjtat në rajon janë Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Evropian dhe Serbia dhe Bosnja me 55%.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm më të lirat në rajon, por edhe ndër më të lirat në Evropë, me 46.2% të mesatares evropiane.
Sipas Eurostat, Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Shqipëri ishin 185 euro.
Vitet e fundit vendi ynë është bërë një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota, që vijnë të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe çmimet ende më të lira se në shumë shtete të tjera të Europës.
Për 11 mujorin, sipas INSTAT, vendin e vizituan një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh, duke tejkaluar me 17% edhe nivelin e para pandemisë, raporton Monitor.
Shifrat për Kosovën mungojnë, por renditje të tjera tregojnë se niveli i çmimeve është pak më i lirë sesa Shqipëria.
Më e lira në Evropë është Turqia
Turqia është destinacioni i shumë shqiptarëve si gjatë verës ashtu dhe në periudha festash. Dhe jo më kot. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi është më i liri në Evropë, me vetëm 42% të mesatares evropiane.