Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se këtë javë do të aplikojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE. Kreu i qeverisë foli pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, tha ai.