Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për një televizion boshnjak ku ka diskutuar për çështjet më të komentuar të momentit në Kosovë siç janë tensionet në veri të Kosovës dhe heqja e barrikadave. Ndër të tjera Kurti ka kritikuar Escobar-in për “tolerëncë” ndaj Serbisë.
Kritikat e kryeministrit Kurti për Escobarin ishin për shkak se sipas Kurtit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nuk po bën mjaftueshëm për të hequr barrikadat në veri të Kosovës dhe ka përsëritur vendimin e tij që nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, do t’i largoj Policia e Kosovës.
Kryeministri i Kurtit ka thënë se ka vendime me të cilat dakortësohet me Escobar-in , ashtu siç ështe edhe kundër disa të tjerave. Ai ka treguar se ka mendime të ndryshme me të për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.
Kurti kritikoi qasjen e diplomacisë, sipas tij, të butë” të Uashingtonit, që nëpërmjet sjelljeve të mira me Serbinë, ajo do t’i kthehet Perëndimit. Sipas Kurtit, një qasje e tillë nuk do sjell progres.
“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë.
Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta.” – theksoi ai
Madje, toni i kritikës së Kurtit u shtua edhe më shumë gjatë intervistës, duke thënë se sjellja dhe deklaratat e Esocobarit kundrejt Beogradit janë lëshime. Në fund, Kurti tha edhe se Escobar po planifikon sjellje shumë bujare dhe tolerante që nuk ia vlen dhe që nuk do përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.