I intervistuar nga një media argjentinase pas ndeshjes kundër Holandës, e vendosur nga penalltia e fundit e tij, Lautaro Martinez, sulmues i Inter-it, ka zbuluar një prapaskenë:
“Nuk më takonte mua të gjuaja, por i kam thënë trajnerit se doja ta gjuaja, dhe më kanë dhënë penalltinë e pestë. Dhe jam i gëzuar sepse kam shënuar.
“Sepse ka gjuajtur penalltinë e fundit dhe na ka shërbyer për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që ishte ajo që donim”, ka thënë sulmuesi zikaltër.
“Ia dedikoj familjes sime që ishte në stadium, me gruan time dhe familjen e saj, vajzës sime, vëllezërve të mi, mamasë sime, që jeton në Argjentinë me gjyshen tim dhe një vëlla tjetër. Ua dedikoj të gjithë atyre.
“Mendoj se meritonim ta fitonim brenda 90 minutave, në 120′ kemi krijuar raste. Kemi personalitet dhe një portier të madh. Do të jetë shumë e vështirë të përgatisim ndeshjen kundër Kroacisë. Shpresojmë të arrijmë në finale”.