Manchester United fitoi 0-1 me Wolves për javën e 18-të në Premier League. “Djajtë e Kuq” iu falën golit të Marcus Rashford në minutën e 76 të ndeshjes, duke marrë fitoren e dytë në pak ditë. Pas triumfit me Nottimgham, tanimë skuadra e ten Hag konsolidon vendin e katërt në kampionat.
Përballja në “Molineux Stadium” nuk ishte e lehtë për United, me trajnerin që në fillim të pjesës së dytë futi në fushë njeriun gol. Marcus Rashford nuk zhgënjeu as këtë herë, teksa në minutën e 76 dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Fernandes. Rashford shkon në kuotën e 104 golave në Premier League me United, duke u bërë lojtari aktual me më shumë gola për Manchester.
Me këtë fitore, “Djajtë” shkojnë në vendin e katërt me 32 pikë, teksa Wolves vijojnë të mbeten në krizë teksa kanë 13 pikë për vendin e 18-të.