Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur në Tiranë lidhur me marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave Roaming. Varhelhy është shprehur se kjo marrëveshje është në kuadër të integrimit, duke bërë që qytetarët e të dy vendeve të ndihen më të familjarizuar me njëri tjetrin. Ai shton se kjo marrëveshje do të japë një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit dhe do të lehtësojë komunikimin për të gjithë qytetarët.

“Kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonominë. Duke e bërë telefoninë mobile të përballueshme për të gjithë qytetarët, pra kur qytetarët e BE dhe Ballkanit Perëndimor të vizitojnë njëri-tjetrin, të ndihën sin ë shtëpitë e tyre. Jamë mëse i sigurt që do të bëhen përmes kësaj marrëveshjeje, sepse jam i bindur që ky nënshkrim që kemi bërë sot, me ndihmën e qeverisë shqiptare dhe operatorëve, do të çojmë përpara këtë marrëveshje. Ne do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit.

Qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë shumë nga tregjet e hapura. Duhet ta vlerësojmë që rajoni I Ballkanit Perëndimor pranoi të ulë tarifat e Roaming-ut. Kjo do të shumëfishojë, sepse kemi vërejtur një rritje të madhe të Roaming. Shpenzimet për Roaming janë rritur me 460 %. Thirrjet me jashtë janë rritur me 143 milion minuta. Për shkak të reguktimit të tarifave të roaming, që është mundësi e mirë për vetë operatorët, është mundësi edhe për ne që të krijojmë kushtet që operatorët të kenë të njëjtën hapsirë si kudo në Europë. Ky është integrimi. Kjo është ajo që duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë”, u shpreh Varhelhy.