Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me pamjet e punimeve nga aeroporti i Vlorës.

Rama shkruan se ky aeroport do të jetë më i madhi në Ballkan.

“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se, qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.