Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në të gjitha akset rrugore qarkullimi po kryhet normalisht.
ARRSH bën të ditur se “gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet në të gjithë vendin duke sjellë rënie gurësh, materiali, pemë në segmentin Ura e Leklit-Këlcyrë, të cilat janë hequr menjëherë”. Sipas ARRSH-së, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje duke bërë pastrimin e trupit të rrugë.
ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në kohë me reshje, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.