Nga Edona Bilali*
Nuk është hera e parë që mjeshtri i Fake News, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime.
Shkurt dhe shqip:
Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e ministrit.
Edhe këtu kam mbajtur personin që e ushtronte këtë detyrë që në kohën e paraardhësit tim.
Në shoqërinë që përmendet, nuk kam punuar asnjëherë. Ngatërron (me ose pa qëllim) emrat e shoqërive! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë!
E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t’i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës!
❗️ Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!
More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!
*Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes