Nga Mero Baze/

Ndër reagimet pas zgjedhjes së kreut të SPAK ai i Berishës ishte më i sinqerti. Mërzia e tij për rolin e SHBA në zgjedhjen e kreut të SPAK, natyrisht që e kishte mërzitur deri në tërbim. Aq më tepër suksesi i mbikëqyrjes së këtij procesi prej tyre.

Në gjithë retorikën e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Reformës në Drejtësi, kryefjala e akuzave ka qenë se sistemi është i kapur nga Edi Rama por në fakt realisht kishin parasysh SHBA dhe BE.

Thellë thellë Berisha dhe Meta kanë dashur që sistemin ta kapte vërtet Edi Rama, pasi me të mund të gjenin gjuhën për të ndarë influencën. Tërbimi i tyre që në fillim ka qenë se Reforma dukej që ishte e “kapur” nga partnerët ndërkombëtarë të cilëve ju garantua dhe me kushtetutë mbikëqyrja e kësaj reforme.

Por meqë e kanë pasur gjithmonë problem të artikulonin hapur kundër SHBA, gjenin gjithnjë një kundërshtar për të justifikuar betejën e fshehtë me Perëndimin. Pak a shumë si në rastin e betejës me Lulzim Bashës që bëhej për të maskuar betejën me SHBA.

Për katër vite resht prek kur SPAK ka marr rrugë gjithë akuzat mbi SPAK ishin se ai kontrollohej nga Edi Rama. Në fakt SPAK gjatë gjithë kësaj periudhe ka hapur çështje vetëm kundër Edi Ramës dhe njerëzve të tij. Prokurorët kryesorë të SPAK përfshi dhe zotin Dumani që u zgjidh kreytar kanë qenë prokurorë të çështjes së Gërdecit dhe e kanë varrosur me dorën e tyre lidhjen politike me skandalin, duke bërë sikur nuk shikonin gjurmët e përgjakura të familjes Berisha në Gërdec. Në këtë aspekt Berisha duhet të ishte i qetë me zgjedhjen e zotit Dumani.

Por ai është i tërbuar.

Dhe arsyeja është se Dumani nën pushtetin e Berishës dhe nën pushtetin e Ramës mund të jetë i ndryshëm nga Dumani nën pushtetin e SHBA dhe BE.

Ndaj gjithë retorika e tij për gjoja kotnrollin e institucioneve të Reformës nga Edi Rama, ka qenë thjeshtë një mënyrë për të shmangur makthin e tij kryesor që është mbikëqyrja e këtyre institucioneve nga Perëndimi.

Tërbimi i Sali Berishës për zgjedhjen e Dumanit, nuk ka të bëj me Dumanin, pasi atë e ka pasur prokuror të tij dhe e ka propozuar në detyra të rëndësishme. Makthi është se tani ky është një proces që nuk e kontrollon Sali Berisha dhe ai ka frik dhe makth nga çdo gjë që nuk e ka nën kontroll.

Tani do të ishte jo logjike që kryetari i ri i SPAK të thoshte që SHBA nuk na ka thënë të hetojmë Berishën e shpallur “non grata” pasi atë e ka thënë me zë figurë çdo zyrtar i lart amerikan. Dhe kur thonë faktet janë aty, kanë parasysh edhe Gërdecin që të njëjtët prokurorë, e kanë trajtuar si aksident teknologjik.

Ndaj është i sinqert dëshpërimi i Berishës për triumfin e kandidatit të SHBA në krye të SPAK. Ai e di çka bërë, por nuk di çfarë kanë ndërmend të bëjnë të tjerët me të. Sidomos SHBA. Po ta kishte marrë vërtet Rama ndoshta do ishte më i qetë.