Pamjet e filmuara rastësisht nga një banor në Pulia, tregojnë momentin kur një Boeing 747 Dreamlifter, në pronësi të kompanisë Boeing, humb një nga rrotat kryesore gjatë nisjes.
Siç raportojnë mediat e huaja, incidenti ndodhi më 11 tetor 2022, rreth orës 9.15 (UTC), kur Boeing 747-400 Dreamlifter po ngrihej nga Aeroporti i Tarantos (TAR)
Avioni sapo u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar Charleston në SHBA, dhe pavarësisht incidentit, ka vazhduar fluturimin. Pamjet tregojnë një tym të dendur që del nga pjesa kryesore e rrotave, vetëm disa sekonda pasi avioni u ngrit në ajër.
Rrota shkëputet dhe bie në tokë me shpejtësi të madhe. Ajo u gjet më vonë jashtë kufijve të aeroportit, në një vresht aty pranë.Për fat të mirë, avioni u ul në aeroportin Charleston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në orën 14:28 (UTC) pa asnjë incident të raportuar.
Sipas Flightradar24.com, Boeing Dreamlifter, i regjistruar N718BA, po kryente fluturimin 5Y-4231, i operuar nga kompania Atlas Air.