Edhe pse lajmet mbi shëndetin e Pele, 82 vjeç, janë të atilla që japin të kuptuar se legjenda braziliane e futbollit po jeton ditët e fundit, nuk është krejt kështu. Kjo pasi më e pakta ai është jo në shtrat por në karrocë, jo në koma por në ndërgjegje, si dhe me top në dorë. Edhe pse në kushte spitalore, ai vijon ushtrimet fizike, pra me top. Pele po lufton prej kohësh me një tumor të zorrës së trashë. Ai u shtrua në spital më 29 nëntor dhe u vendos në departamentin e kujdesit paliativ. Mjekët njoftuan se sëmundja e rëndë e tij po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.