Teksa policia e ka ndaluar mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD dhe eksponentë të tjerë të opozitës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen përpara Kryeministrisë, një zonë e cila ndodhet brenda perimetrit të sigurisë për Samitin.
Nga ana tjetër, PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës, e cila është një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.