Operatorët e telekomunikacionit nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshjen Roaming që mundëson reduktimin e tarifave të roaming-ut midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor prej 1 tetorit të vitit 2023.

Qëllimi i marrëveshjes është të lehtësojë komunikimin e qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor. Përfitimet e kësaj nisme janë të shumëfishta, pasi zvogëlon koston e roaming-ut për qytetarët që udhëtojnë në rajon e BE, si dhe ul kostot operative të biznesit.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.