Përfaqësuesi i firmës Royal Haskoning DHV që ka bërë projektin e Portit të ri të Durrësit gjatë prezantimit të projektit tha se ky investim është një përgjigje ambicioze ndaj sfidave të infrastrukturës jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin.
“Mundësi për t’i dhënë hov të ri logjistikës në rajon. Ndërlidhshmëria është kyçe për ekonominë në ditët e sotme. Do të ndërtohet një kompleks portual, krejtësisht modern. Do të jetë një investim kryesisht i qeverisë se investimet në infrastrukturën portuale pasi është shumë e shtrenjtë. Sektori privat do të merret me veprimet operative. Pra, pronari do të Autoriteti Portual i Durrësit, që do të lejojë privatin që të merret me veprimtarinë e vet, atë që sektori privat supozohet të bëjë. Ka një element të rëndësishme është fakti që ky port do të duhet të zhvillohet me faza, zhvillim me faza. Ne po mendojmë për fazën e parë dhe ndaj jemi këtu sot. Paraja do të vijë nga kontenierët. Është terminali i konteinjerëve që ndihmon në zhvillimin e portit”, tha ndër të tjera Erich Smith.