Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të shtohen, teksa ditën e sotme ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka kërcënuar me luftë Athinën zyrtare, nëse ishujt nuk çmilitarizohen.
“Nëse Greqia nuk tërhiqet në ishujt, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, kërcënoi Çavushoglu
“Duke thirrur edhe një herë shkrimin e Turqisë në traktatet ndërkombëtare, ministri i Jashtëm turk pohoi se “ishujt që ka pajisur Greqia iu dhanë nga Traktati i Lozanës dhe Parisit me një kusht. Greqia nuk mund t’i pajisë ushtarakisht këto ishuj”- shtoi ai.
Duke vazhduar me të njëjtin ton, Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre dy marrëveshjeve.
“Greqia nuk dëshiron paqe. Ajo shkel marrëveshjet e paqes. Ne dërguam argumentet tona ligjore. Ne pamë përgjigjet e tyre, përgjigje që janë thjesht demagogjike politikisht”- tha ai.
Duke shkuar një hap më tej, ai nisi kërcënimet duke thënë se “nëse Greqia nuk tërhiqet nga kjo shkelje, duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të këtyre ishujve. Nuk mund të heshtim për këtë çështje. Ose Greqia do të bëjë një hap prapa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Prandaj presidenti ynë tha shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”. Nuk mund të vuajmë në heshtje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
“Greqia të mos harrojë se kush mbjell erë, korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, papritmas një natë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu në referencën e tij provokuese për Greqinë.