Ditën e sotme disa banorë tek rruga “Myslim Keta” në Tiranë, kanë kundërshtuar kërkesën e Bashkisë që të dalin nga pallati i tyre rrezik shembje prej tërmetit. Teksa protesta e këtij grupi banorësh duket e nxitur edhe nga Partia Demokratike me Belind Këlliçin, pjesa tjetër e banorëve të këtij pallati kanë shkuar tashmë tek pallatet e reja tek “5 maji”, sipas asaj çfarë parashikon vendimi i qeverisë.
Po kush protestoi sot përkrah Belind Këlliçit?
Nga një verifikim i thjeshtë rezulton se banorët që dolën krah kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm që kanë aplikuar në programin e rindërtimit, por dhe kanë marrë bonus qeraje dhe pritet të futen në banesat e reja.
-Ferzilete Cjapi e cila u shfaq në krah të Belind Këlliçit rezulton se është në programin e Rindërtimit. Pas aplikimit të bashkëshortit të saj Petrit Cjapi, ka dalë fitues në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
– Gentian Koçi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Por edhe pse është njoftuar dhe rinjoftuar zyrtarisht, ai nuk është paraqitur për të firmosur për plotësimin e dosjes së aplikimit.
– Një tjetër banore që u shfaq në krah të Belind Këlliçit ishte dhe Xhevahire Isufaj e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit.
Ajo ka dalë fituese në strukturën 2+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
-Afërdita Berliku është gjithashtu një tjetër banore e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Ajo ka dalë fitues në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit dhe aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
-Edhe dy mbështetës të tjerë të Belindit, Arjan Seferi dhe Valentina Asllani janë përfitues të banesave. Për Arjanin ka aplikuar në programin e Rindërtimit, e ëma e tij, Spirudhulla Seferi e cila ka dalë fituese në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit, për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht po trajtohet me bonus qeraje.
-Kurse Drita Muça ka aplikuar në programin e Rindërtimit, dhe ka dalë fituese në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për tu sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.