Nga Nebil Çika
E keni shkarkuar apo jo? Ndajeni mendjen!
Si marr dot vesh këta të Foltores!
Pse bëjnë sherr e kërkojnë të futen në Grupin Parlamentar e PD të drejtuar nga Alibeaj. Janë shkarkuar nga grupi para një viti gjatë të cilit ata vetë i kanë “shkarkuar” Alibeajn dhe drejtuesit e tjerë të Grupit, të paktën tre herë atë, kanë zgjedhur edhe kryetar të grupit të tyre parlamentar.
Në fillim të sesionit parlamentar shumica e grupit të PD rikonfirmoi Alibejan si kryetar të tij. Në se donin të ishin pjesë e Grupit mund të firmosin edhe këta për të. Por zgjodhën ta shkarkojnë.Bëjnë mbledhje një herë në javë e më shumë e marrin vendime si grup me vete!
Tani duan të futen në Grupin e atij që vetë e kanë shkarkuar! Pse duan të futen në grupin e një kryetari që thonë se është kapur nga Rama dhe Balla?! Se kuptoj dot këtë logjikë e politikë leshi që përsëritet vazhdimisht pa prodhuar asgjë. Kjo sjellje dëshmon një situate dëshpërimi me gjithë përpjekjet për tu treguar të fortë e agresivë në publik. Pse duan të fëlliqin veten e të bashkohen me grupin e besë-prerëve të Alibashës”?!
Apo duan edhe këta të vihen në shërbim të Ramës dhe Ballës?!
Pse nuk rrinë “të pastër të ndershëm të pa kapur e korruptuar”, siç kanë qenë deri tani, siç i njeh e vlerëson populli sovranist shqiptar dhe ata i aleatëve ndërkombëtarë!