Prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e veja me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Kështu bën më dije kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, teksa ka zhvilluar një vizitë në familjen e Rajmonda Barjamit në Kombinat, nënë e 4 fëmijëve.

Po ashtu bën me dije Rama, nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.

‘Kombinat-Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë.’- shkruan Rama.