Ndërsa u ka dorëzuar çertifikata mirënjohje mjekëve dhe infermierëve, kryeministri Edi Rama zbuloi një vizitë që kishte bërë pas shqetësimeve nga tensioni.

Ai tha se mjekur kardiolog e kishte ndihmuar të kalonte shqetësimet që kishte pasur dhe se mjekimi kishte rezultuar i efektshëm.

“Unë falënderoj Dr. Artanin, madje dua të zbuloj një sekret. Fillova të shoh lëkundjet e tensionit dhe e falenderoj me vete shpesh herë sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë sekrete. Ky është vetëm një nga faktet e mira të fshehura lidhur me shërbimin mjekësor. E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë japin ekspertizën e duhur gjatë vizitave.

Kur më vizitoi doktori unë isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. I thashë po ç’bëhet kështu, u plaka. Mu përgjigj: Nuk u plake por u poqe”- tha kryeministri, Edi Rama.