Një stuhi dëbore ka goditur disa pjesë të Britanisë së Madhe, ku Mançesteri është prekur veçanërisht, pasi në këtë zonë ka rënë një sasi e madhe dëbore.

“Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ne kemi mbyllur përkohësisht të dy pistat. Shëndeti dhe siguria do të jenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, postuan shërbimet e aeroportit në Twitter.

Përveç Mançesterit, stuhia ka prekur edhe Oldhamin, Salfordin dhe Stockportin dhe sinoptikanët parashikojnë se bora do të vazhdojë të bjerë edhe në ditët në vijim.