Është bërë e ditur data se kur do të fillojë Big Brother VIP Albania 2.

Në faqen zyrtare të këtij spektakli, është publikuar promo dhe është njoftuar se BBV Albania 2 do të fillojë më 24 dhjetor.

“Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur… Reality shoë më i ndjekur i të gjitha kohërave, eksperimenti social më i komentuar rikthehet si dhurata më e shumëpritur gjatë festave. Nga 24 Dhjetori, në ekranin e Top Channel, “Big Brother Vip”!”, thuhet në postim.