Në Spitallë të Durrësit, po vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e shtëpive të reja për qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëgjesin e 26 nëntorit, 3 vite më parë.
Kryeministri Edi Rama teksa publikoi sot foto të kantierit të ndërtimit tha se në muajt e parë të vitit që vjen do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje.
“Në kantierin e lagjes më të madhe të Rilindjes, në Spitallë të Durrësit po ndërtohen 996 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti, me mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed dhe nën drejtimin e Muhammed El Alaabar, emri i të cilit tanimë s’ka nevojë për prezantim. Në muajt e parë të vitit që vjen, vuri në dukje ai, do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje për banorët përfitues”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Rama tha se kjo lagje e re e Durrësit do të ketë hapësirën prej 22 mijë metra katror fusha sportive, qendra shëndetësore, arsimore dhe kulturore, parqe dhe vendparkime.