Argjentina fitoi dje kundër Holandës pas 120 minutave lojë dhe penalltive për të marrë biletën për në fazën gjysmëfinale të Botërorit. Dueli prodhoi tension në fundin e kohës së rregullt dhe pas penalltive. Lionel Messi dhe Paredes u përplasën me lojtarët dhe stafin e Holandës, teksa mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër dy lojtarëve të Argjentinës.
Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh si të dëmshme sjelljen e dy lojtarëve, të martë në 20:00 Argjentina do jetë pa dy titullarët e saj kundër Kroacisë. E bujshme nëse mendon se Messi do mundet të humbasë një ndeshje të Botërorit nga sjellja jo e mirë. Kapiteni i Argjentinës u përplas verbalisht me trajnerin dhe anëtarët e Holandës si edhe me arbitrin e ndeshjes, Lahos.