Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që ndalon eksportet e naftës në vendet që kanë vendosur një kufi të çmimit duke filluar nga shkurti.

“Furnizimet e naftës dhe produkteve të naftës ruse për kompanitë dhe individët e huaj do të ndalohen nëse kontratat e tyre përfshijnë drejtpërdrejt ose tërthorazi mekanizmin e një kufiri të çmimit”, thuhet në dokument. Masa e prezantuar në përgjigje të marrëveshjes së BE-së, G7 dhe Australisë për kufirin e çmimit prej 60 dollarë për fuçi do të jetë në fuqi deri më 1 korrik 2023.

Masa do të jetë në fuqi deri më 1 korrik 2023. Masa vjen si përgjigje ndaj Bashkimit Evropian, G7 dhe Australisë që ranë dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit prej 60 dollarë për fuçi në fillim të dhjetorit. Masa u prezantua së bashku me një embargo të BE-së për dërgesat në rruge detare të naftës së papërpunuar ruse për të kufizuar të ardhurat e Rusisë mes pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.