Moska po teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes raketore në Kazakistan, ka pohuar sot në mëngjes ministria ruse e mbrojtjes.
Raketa dyshohet se është lëshuar nga poligoni i testimit Sary Shagan të premten. Rusia pretendoi se testi ishte i suksesshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kjo vjen disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kazak Kassym-Jomart Tokayev nënshkruan një dokument të ri bashkëpunimi.
Të dy kombet shënuan tre dekada të lidhjeve diplomatike në vitin 2022. Deklarata për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike përsëriti përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, arsim, kujdes shëndetësor dhe sport.