Samiti i BE në Tiranë për presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç është mesazh që rajoni të punojë për zbatimin e Reformave. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se Gjithçka filloi nga procesi i BerlinitArbër Hitaj: Zoti President faleminderit për kohën tuaj, me jepni një koment për samitin dhe përse është e rëndësishme për Ballkanin që të ketë gjithë liderët e BE, këtu?
Milo Gjukanoviç: Është shumë e mirë që një praktikë e tillë mbahet në Ballkan, dhe është e rëndësishme që një samit i tillë mbahet në Tiranë. Kemi dëgjuar mesazhe shumë inkurajuese në këtë ditë të rëndësishme, ku Bashkimi europian dërgoj mesazhe të qarta për integrimin e vendeve tona. Ne morëm garanci të vijimit të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, por jo ka ndodhur pas procesit të suksesshëm të Procesit të Berlinit, ku 3 marrëveshje të rëndësishme u adoptuan. Por morën edhe një mbështetje të dukshme ekonomike. Por edhe mbështetja për çështjen e energjisë e konfimoj pikërisht këtë. Do të thoja se këto janë mesazhe optimizmi që duhet të inkurajojnë jo vetëm qeverinë tonë, por edhe qytetarët tanë. Ky optimist duhet të jetë një shtysë për të na motivuar më shumë në plotësimin e reformave, për të rritur standartet dhe për të arritur objektivat tanë në të ardhmen e afërt dhe për këtë I kemi kapacitetet.