Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal qytetin e Gramshit.
I plagosur ka mbetur 37-vjeçari Andi Dragoti. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Feta Bezati 28-vjeç.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre. Pritet që policia të nisë të hetimet për zbardhur rrethanat e plota të saj.