Analisti Milaim Zeka deklaroi se gjendja në veri të Kosovës është alarmante dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është Albin Kurti.
Zeka u shpreh se me qëndrimet e tij, që nga çështja e targave deri tek qëndrimi ndaj diplomatëve, Kurti i ka sjellë tensionet në këtë nivel.
“Çelësi i zgjidhjes së situatës është te amerikanët dhe evropianët, jo te Albin Kurti, jo te ne. Deputetët e tij, me çfarë gomarllëku i thonë KFOR-it të lëshojë rrugë?!
Por nëse KFOR lëshon rrugë, ushtria serbe për 45 minuta vjen te Ura e Ibrit. E kupton se në çfarë gjendjeje alarmante kur deputetë të Kurtit i thonë KFOR të lëshojë rrugë.
Jemi në një situatë shumë të rëndë. E vetmja zgjidhje është që amerikanët ta gjunjëzojnë Vuçiçin”, tha Zeka në një intervistë për Euronews Albania.