Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka reagoi sot ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës, duke dënuar ashpër sulmin ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

“Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, u shpreh Xhaçka.

Më herët, edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Reagime të ngjashme erdhën edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë dhe NATO.