Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.
Steinmeier u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia nisi në orën 10:00, ndërsa pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.
Ndërkohë ditën e sotme do të mblidhet edhe Kuvendi, për rreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor.
Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.