Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg ka frikë se luftimet në Ukrainë mund të kthehen në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike, ai e deklaroi këtë gjatë një intervistë për transmetuesin norvegjez “NRK”, dje.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht keq…Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të bëhet një luftë e madhe e plotë midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur”, vijoi ish-kryeministri norvegjez, duke nënvizuar:
“Nuk ka dyshim që një luftë e vërtetë është një mundësi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Evropës dhe që bëhet një luftë e vërtetë në Evropë”.